Presidenca e Kosovës, konkretisht shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela ka reaguar në Twitter pasi Shërbimi Sekret i Serbisë ka marrë në pyetje gazetarin Adriatik Kelmendi.
Në këtë reagim thuhet se pushteti i Vucicit po e cenon lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës.
“Qartësisht, diskriminimi dhe masat arbitrare janë fytyra e vërtetë e fasadës së quajtur “Open Balkan”,”, thuhet në reagim.
“Ngacmimi i gazetarit Adriatik Kelmendi nga Agjencisë e Sigurisë së Inteligjencës së Serbisë është shembull se si regjimi i Vuçiqit cenon lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës. Qartësisht, diskriminimi dhe masat arbitrare janë fytyra e vërtetë e fasadës së quajtur “Open Balkan”, ka shkruar Vela.
⛔️ #Serbia’s Security Intelligence Agency harassment of #Kosovo journalist @adriatikk is an example of how #Vučić’s regime undermines freedom of movement for citizens of Kosovo. Obviously, discrimination and arbitrary measures are the true face of a façade called “Open Balkan”. https://t.co/UuVYWwy6QU
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) December 22, 2021
Lidhur me këtë ka reaguar edhe KOMRA të cilët i kanë dënuar sjelljet e shërbimit sekret serb.



