Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se ministri Andin Hoti ka nënshkruar vendimin që përcakton kushtet dhe kriteret për përfitim nga programi për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë elektrike 2026–2027.
Përmes këtij vendimi përcaktohen kriteret për përfitim, mënyra e aplikimit, llogaritja dhe pagesa e subvencionit, si dhe procedurat për shqyrtimin e aplikacioneve dhe verifikimin e të dhënave të aplikuesve.
Programi, për të cilin qeveria ka ndarë 15 milionë euro, synon të mbështesë familjet që kanë më së shumti nevojë për ndihmë në përballimin e faturave të energjisë elektrike” thuhet në njoftim.
Ministria bën me dije se thirrja për aplikim do të hapet së shpejti.
“Për datën e hapjes dhe mënyrën e aplikimit do t’ju njoftojmë me kohë”, deklaron MPFVLÇ-ja.



