Një vajzë e moshës nëntë vjeçare është goditur nga një veturë me ç’rast ka pësuar lëndime trupore.
Ajo është dërguar për trajtim mjekësor.
Rasti ka ndodhur në fshatin Klinë e Mesme e Skenderajt.
Kështu bëri të ditur për FrontOnline zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.
“Sonte rreth orës 17:20, në fshatin Klinë e Mesme të Skenderajt, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësorja (fëmijë) i moshës 9 vjeçare ka pësuar lëndime trupore. E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”.



