2.6 C
Mitrovice
E premte, 13 Mars, 2026

Vuçiq: Kosova s’do të lejojë organizimin e referendumit

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se ka marrë informacione joformale se referendumi i 16 janarit nuk do të lejohet të mbahet në territorin e Kosovës.

Në një mbledhje publike të qeverisë, Vuçiq ka thënë se po i vijnë gjithnjë e më shumë probleme nga Kosova.


“Na kanë thënë joformalisht se nuk do të na lejojnë të mbajmë referendum për territorin e Kosovës”, tha Vuçiq për votimin që do të mbahet më 16 janar në Serbi lidhur me ndryshimet kushtetuese sa i përket gjyqësorit, shkruan B92.

Vuçiq po ashtu tha edhe disa fjalë sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, duke thënë se shqiptarët nuk duan të bisedojnë për asnjë temë apo marrëveshje të mëparshme, përfshirë atë për personat e zhdukur.

“Nuk kemi asnjë perspektivë për të vazhduar dialogun me Prishtinën”, tha ai. /Gazeta Express/

TË FUNDIT

TË FUNDIT