1.3 C
Mitrovice
E premte, 13 Mars, 2026

Një grua ther një tjetër me thikë në kryeqytet

Sot rreth orës 15:00 policia ka pranuar një informatë se në rrugën “B” në Prishtinë ka ndodhur një therje.

Policia e Rajonit të Prishtinës ka konfirmuar për një të lënduar.


“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person (femër). E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë për Reporteri.net Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.

Lidhur me këtë rast është arrestuar një e dyshuar.

Aktualisht hetuesit policorë kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

TË FUNDIT

TË FUNDIT