6.1 C
Mitrovice
E premte, 13 Mars, 2026

Shkolla fillore “Abdullah Shabani” në Mitrovicë me njoftim me rëndësi për prindërit e nxënësve

Shkolla fillore “Abdullah Shabani” në Mitrovicë ka njoftuar prindërit se mungesa e nxënësve për shkak të gripit sezonal do të jenë të arsyeshme në mënyrë që të mos përhapet në shkollë.

Nga drejtoria e kësaj shkollle janë këshilluar prindërit që nëse nxënësit shfaqin simptoma të gripit le të kontrollohen tek mjeku.

Ky është njoftimi i plotë i shkollës:

Të nderuar prindër, ditëve të fundit janë rritur shumë rastet e nxënësve me grip sezonal, andaj, nëse nxënësit shfaqin simptoma të gripit le të kontrollohen tek mjeku dhe për shkaqe sigurie që gripi mos të përhapet mungesa në shkollë rekomandohet dhe do të jetë e arsyshme!
Nxënës të dashur, maskat vazhdojnë të jenë obligative gjatë gjithë kohës sa qëndroni në shkollë!

TË FUNDIT

TË FUNDIT