6.1 C
Mitrovice
E enjte, 12 Mars, 2026

Gjendet i vdekur një 66-vjeçar, flasin nga Policia

Një 66-vjeçar është gjetur pa shenja jete mesditën e sotme në rrugën “Murat Mehmeti në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i tha Gazetës Express se Policia dhe ekipi mjekësor dolën në vendin e ngjarjes dhe këta të fundit konstatuan vdekjen.

“Nga ana e mjekëve në vendngjarje është konstatuar se viktima mashkull 66 vjeç, është pa shenja jete”, tha Ahmeti.

“Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë ka filluar një hetim lidhur me rrethanat qe karakterizojnë këtë rast”, tha zëdhënësja e PK-së.

TË FUNDIT

TË FUNDIT