14.6 C
Mitrovice
E enjte, 12 Mars, 2026

Ja me nga sa para u shpërblyen Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Driton Kuka nga KOK’u

Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi u stolisën me medalje të arta në Lojërat Olimpike të mbajtur verën e kaluar në Tokio.

Kjo ishte një arritje e jashtëzakonshme për sportin kosovar dhe u vlerësua lartë nga të gjitha institucionet shtetërore dhe sportive në vend.


Protagonistët e mëdhenj të këtij suksesi sot janë shpërblyer nga Komiteti Olimpik i Kosovës me rastin e 7-vjetorit të anëtarësimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, raporton KosovaPress.

Xhudistet Nora Gjakova dhe Distrie Krasniqi janë shpërblyer me nga 10.000 euro, kurse trajneri i xhudos Driton Kuka me 5000 euro.

Nga ana tjetër, me nga 500 euro janë shpërblyer të gjithë sportistët që morën pjesë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

TË FUNDIT

TË FUNDIT