3.4 C
Mitrovice
E enjte, 12 Mars, 2026

Haxhiu nënshkruan dy udhëzime administrative për tarifën e ndërmjetësuesve

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka nënshkruar sot dy udhëzime administrative për tarifën e ndërmjetësuesve.

Kështu ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në Facebook, ku ka theksuar se nënshkrimi i këtyre dy udhëzimeve është bërë me qëllim të avancimit të infrastrukturës ligjore.


“Me qëllim të avansimit të infrastrukturës ligjore për fuqizimin e ndërmjetësimit dhe garantimin e qëndrueshmërisë së tij, sot kam nënshkruar Udhëzimin Administrativ për Tarifën e Ndërmjetësuesve në Republikën e Kosovës dhe Udhëzimin administrativ për Përcaktimin e Procedurës së Ndërmjetësimit të Vetinicimit të Rasteve dhe Rasteve të Referuara nga Organi Administrativ. Avancimi i ndërmjetësimit do të ndikojë në të mirë të realizimit të të drejtave të menjëhershme të qytetarëve duke shmangur pritjet e gjata, shto këtu faktin se dinamika e zhvillimeve shoqërore ekonomike ka rritur edhe nivelin e mosmarrëveshjeve, dhe shpresojmë se këto ndryshime do të shërbejnë edhe për fuqizimin e kapaciteteve profesionale të ndërmjetësimit në Republikën e Kosovës”.

Sipas Haxhiu, ndryshimet e tila ligjore pritet të shërbejnë edhe si model për ngritjen e vetëdijes për sa i përket rëndësisë dhe efikasitetit të ndërmjetësimit si procedurë alternative për zgjidhjen alternative të kontesteve.

“Në këtë drejtim falenderojmë Programin e Drejtësisë Komerciale të USAID-it për mbështetjen e vazhdueshme në fuqizimin dhe promovimin e Ndërmjetësimit në Kosovë. Jemi pothuajse në përfundim të përcaktimit të tarifave për përmbaruesit privat dhe noterët!”, ka shkruar ajo në Facebook.

TË FUNDIT

TË FUNDIT