9.4 C
Mitrovice
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Rrahman Jashari i reagon Kurtit pasi ky i fundit tha se udhëheqësit e sindikatave duhet të ndërrohen

Sindikatat e vendit kanë reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka lënë të nënkuptohet se qytetarët kanë nevojë të kenë përfaqësues tjerë në krye të sindikatave.

Rrahman Jashari nga Sindikata e Bashkuara e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka thënë se kjo është hera e parë që nga paslufta që një kryeministër i vendit e thotë një deklaratë të tillë.


“Është hera e parë që nga paslufta që një qeveri e jep një deklaratë të tillë. Për atë se kush e udhëheq një sindikatë nuk e vendos Qeveria dhe asnjë ministri, vendos vetëm anëtarësia e atij sektori,” ka thënë Jashari.

“Në SBASHK në çdo katër vjetët mbahet kongresi, delegatët vendosin se kë do ta zgjedhin për t’i drejtuar,” ka thënë Jashari.

TË FUNDIT

TË FUNDIT