Një person ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në Stacionin Policor-Jugu në Prishtinë, pasi kishte shkuar për të raportuar një mosmarrëveshje me qiradhënësin e tij.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:50, kur i dyshuari ka shfaqur shenja nervozizmi dhe më pas ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë.
I dyshuari është arrestuar nga policia, ndërsa me urdhër të prokurorit është dërguar për trajtim në Klinikën e Psikiatrisë Forenzike në QKUK, në Prishtinë.


