13.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Gruaja që u godit për vdekje në Zhabar ishte e moshës 70 vjeçe

Sot rreth orës 17:15 në fshatin Zhabar një makinë ka goditur një grua ku për pasojë ka shkaktuar vdekjen e saj, shkruan Mitrovica SOT.

Dëshmitarët thonë se gruaja mbeti e vdekur në vend të ngjarjes gjersa u largua nga ambulanca.

Vdekjen e gruas e ka konstatuar mjeku në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Mësohet se bëhet fjalë për një grua të moshës 7o vjeçe.

Gjithashtu mësohet se njësiti i hetimeve të trafikut rrugor ka arrestuar të dyshuarin, ngasësin e veturës dhe janë duke vazhduar me procedura të mëtejme.

TË FUNDIT

TË FUNDIT