Futbollistët me origjinë shqiptare Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kanë shprehur solidarizimin e tyre në lidhje me tërmetet e ndodhura në Shqipëri mëngjesin e sotëm. Ata kanë postuar në rrjetet e tyre sociale me miliona ndjekësa që të gjithë njerëzit të luten për vendin tonë. Tërmeti shkaktoi dhjetëra të vdekur e qindar të plagosur në Tiranë, Durrës e Lezhë. Në këtë moment të gjithë shqiptarët duhet të shfaqin anën e tyre më njerëzore dhe të ndihmojnë personat e prekur nga kjo fatkeqësi.