5 C
Mitrovice
E martë, 10 Mars, 2026

Kryetarët e zgjedhur nëpër komuna nëse nuk betohen brenda këtyre ditëve, mund ta humbin mandatin

Sipas ligjit për vetëqeverisje lokale kryetari që dështon ta japë betimin brenda një (1) muaji nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve e humbet mandatin.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot certifikoi rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 18 nga 21 Komunat, të cilat u mbajtën më 14 nëntor 2021, ndërsa ditë më herët janë certifikuar edhe rezultatet për kuvendet komunale në 38 komuna.

Sipas ligjit për vetëqeverisje lokale, mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës bëhet brenda 15 ditësh nga dita e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Këtë mbledhje të Kuvendit të komunës e thërret kryetari i zgjedhur, brenda 15 ditësh nga dita e certifikimit të rezultateve.

Neni 42, i këtij ligji e thekson qartë se kur duhet të thirret mbledhja inauguruese dhe nga kush thirret, si dhe nga kush udhëhiqet.

Ndërkaq neni 57 i këtij ligji, pika 2 thotë se nëse kryetari që dështon ta japë betimin brenda një (1) muaji nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve e humbet mandatin.

Pika 57.1 thotë se me rastin e zgjedhjes, kryetari e jep betimin ose deklaratën solemne para anëtarëve të kuvendit të komunës.

Teksti i betimit është si në vijim: “Betohem (ose deklaroj solemnisht) që do t’i kryej detyrat e mia dhe do t’i ushtroj kompetencat e mia si kryetar i komunës së … me nder, besnikëri, në mënyrë të paanshme, me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin, në mënyrë që t’i siguroj kushtet për një jetë të qetë për të gjithë.”

TË FUNDIT

TË FUNDIT