6.2 C
Mitrovice
E martë, 10 Mars, 2026

Jep dorëheqje drejtori i Klinikës Emergjente, përmend ndikimet politike si ‘shkaktar’

Basri Lenjani, që ishte në krye të Klinikës Emergjente të SHKSUK’së, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga ky post.

Lenjani, ka përmendur ndikimin politik dhe bordin drejtues, si shkak i kësaj dorëheqje.

Ai përmes një postimi në Facebook, tha se nga sot është i lirë dhe se ndjehet krenar për kontributin e dhënë në 34 vjet.

‘’ Poashtu falenderoj stafin e Klinikës Emergjente si dhe te Klinikave tjera te QKUK-së për mbështetjen dhe bashkëpunimin korekt gjatë gjithë kohës së menaxhimit të Klinikës Emergjente’’, shkroi Lenjani.

Ai tutje i ka uruar sukses drejtorit të ri që do ta pasojë.



Postimi i plotë:

Njoftim.

Të nderuar qytetarë dhe bashkëpuntorë të çmuar, përmes kësaj shkrese ju vëj në dijeni se nga data 27.11.2021 nuk do të jam më drejtues i Klinikës Emergjente të SHKSUK-së, për shkak të ndikimit politik dhe Bordit drejtues të SHSKUK-së, sepse shpallja e rezultateve të testimit vlerësues ishte skandaloz.
Pavarësisht nga kjo unë do të ndjek procedurat e ankimimit.

Kësisoj, nga sot jam i lirë dhe ndjehem krenarë për kontributin e dhënë 34 vjet në shërbimet emergjente në nivel vendi.

Poashtu falenderoj stafin e Klinikës Emergjente si dhe te Klinikave tjera te QKUK-së për mbështetjen dhe bashkëpunimin korekt gjatë gjithë kohës së menaxhimit të Klinikës Emergjente.

Me këtë rast, drejtorit që do të më pasojë i uroj suksese dhe punë tē mbarë.
Ps.

,,Dëshira për hakmarrje është susta më e fuqishme e shpirtit shqiptar”



Faik Konica

,,Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve”
Faik Konica

Të dhënat informative si dëshmi flasin;

– 250 Publikime në revista e ndryshme ndërkombëtare

– 48 Citate në revistat e ndryshme ndërkombëtare
– 21 Libra të botuara

– Dekoratë nga Presidenca e Kosovës

– Falenderim nga Ambasada Amerikane , Turqisë, OSBN etj.

TË FUNDIT

TË FUNDIT