19.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 24 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Lëvizja Vetëvendosje: Agim Bahtiri si Kryetar i Mitrovicës, kësaj radhe do e ketë mbështetjen e plotë prej nivelit qendror, Qeverisë Kurti

Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Kurti i kanë dhënë mbështetje të fuqishme kandidatit të kësaj partie për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin e zhvilluar në Mitrovicë ka thënë se Mitrovicës i kemi shumë borgj pasi ajo nuk e përjetoi me gëzim as lirinë më 1999 dhe as pavarësin më 2008 sikur ne të tjerët.

Sipas Kurtit Mitrovicës duhet t’ia kthejmë kontributin që ka dhënë vazhdimisht për shkencë, kulturë dhe zhvillim e jo ta dënojmë me një rruhgë Prishtinë – Mitrovicë që zgjat 1 orë.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje Agim Bahtiri do ta ketë mbështetjen e plotë prej nivelit qendror, Qeverisë Kurti, për të punuar në projekte zhvillimore që shtojnë mirëqenien e qytetarëve mitrovicas pa dallim.

Kjo parti kërkon nga qytetarët që më 17 tetor të votojnë numrin 144 për fitoren pa balotazh në Mitrovicë, për Bashkëqeverisje.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT