16.2 C
Mitrovice
E enjte, 25 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Kurti në Slloveni: BE bëri padrejtësi ndaj Kosovës për vizat

Kryeminisri i Kosovës Albin Kurti, pas arritjes në Bërdo të Sllovenisë, ku po mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor, është prononcuar për media, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai përsëriti BE-ja i ka bërë një padrejtësi të madhe Kosovës për mosliberalizimin e vizave, megjithatë ai tha se mbetet me shpresë se Unioni do të mbajë fjalën e dhënë.

“Komisioni Evropian për të dytën herë rekomandoi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe është bërë një padrejtësi e madhe ndaj qytetarëve tonë që vuajtën shumë”.

“Ne jemi me shpresë që ky samit do të bëjë BE-në të qëndrojë besnike në thelbin e saj dhe ky është zgjerimi“.

Kryeministri Kurti gjithashtu ka folur edhe për pesëshen mosnjohëse të BE-së, të cilat i ftoi t’i bashkohen vendeve të tjera të BE-së dhe ta njohin pavarësinë e Kosovës./GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT