14.3 C
Mitrovice
E enjte, 25 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Hamza premton ta funksionalizojë Zonën e Lirë Ekonomike në Mitrovicë

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, ka vizituar kompaninë ndërtimore “Feis-Com”, ku ka parë nga afër punën që e bëjnë.

Ai ka premtuar se do ta finalizojë dhe funksionalizojë Zonën e Lirë Ekonomike, si dhe do ta kompletojë tërësisht infrastrukturën e saj.

“Isha për vizitë në fabrikën e betonit dhe të materialit ndërtimor “Feis-Com”, ku pashë nga afër punën që po bëjnë. Në qeverisjen time, asnjëherë nuk do u mungojë përkrahja kompanive të Mitrovicës. Ne do ta finalizojmë dhe funksionalizojmë Zonën e Lirë Ekonomike, si dhe do ta kompletojmë tërësisht infrastrukturën e saj. Bashkë për Mitrovicën!”, ka shkruar Hamza.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT