I ngarkuari me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Nicholas Giacobbe, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për targat mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Sipas tij, kjo marrëveshje sjellë përfitime për kosovarët dhe serbët.
“Lajme të mira nga Brukseli – një shembull se si riangazhimi në dialog mund të ketë përfitime të vërteta, të qëndrueshme për kosovarët dhe serbët. Faleminderit Miroslav Lajçak për lehtësimin dhe partnerëve kosovarë dhe serbë për gatishmërinë e tyre për të negociuar”, shkroi ai në Twitter./Gazeta Sinjali/




