Një banor i Mitrovicës është arrestuar, pasi që i njëjti ka tentuar t’i frikësojë disa fëmijë më anë të një elektroshoku.
Njësiti policor ka ndërhyrë duke ia konfiskuar të dyshuarit armën, ndërsa pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti ka ndodhur mesditën e së mërkurës, sipas raportit të policisë.



