-0.2 C
Mitrovice
E premte, 27 Shkurt, 2026

U raportua se u sëmur, Bërnabiq jep detaje për gjendjen shëndetësore të Vuçiq

Mediat në Beograd raportuan sot se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq është sëmurë.

Sipas mediave atje, Vuçiq ka ndërprerë të gjitha takimet dhe aktivitetet e parapara, shkruan lajmi.net.

E kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se Vuçiq është me grip, por që sipas saj “ai është në tension të jashtëzakonshëm për çështjen e Kosovës”.

“Ai nuk po pushon, mund ta them. Do të doja që ai të pushonte edhe pak. Ai është nën një tension të tmerrshëm, natyrisht, për gjithçka që po ndodh në Kosovë dhe Metohi, nuk mendoj se ai me të vërtetë flinte natën . Ai u kap nga gripi dhe të gjitha këto. Imuniteti sistemi i tij u dobësua, natyrisht, nga ato përpjekje dhe nga ai stres”, tha Bërnabiq.

TË FUNDIT

TË FUNDIT