6.1 C
Mitrovice
E martë, 24 Shkurt, 2026

Humb jetën një person në Vushtrri, plagosi veten aksidentalisht

Një person nga Vushtrria ka ndërruar jetë pasi është vetëplagosur me armë zjarri, sipas njoftimit të fundit nga Policia, shkruan Gazeta Metro.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Stanovc të Epërm-Vushtrri, ku një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Njësitë kompetente kanë dalur në vendngjarje, ku nga familjarët e viktimës është informuar policia se viktima është vetëplagosur aksidentalisht.

‘’ Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia e hetimeve dhe krim-teknika rajonale, viktima është dërguar për trajtim në QKUK-Prishtinë, ku rreth orës 16:24 është pranuar informata se viktima në fjalë ka ndërruar jetë.

Policia si prove materiale ka konfiskuar armën e gjuetisë (për të cilën viktima, kishte pasur leje), 7 fishekë dhe një gëzhojë’’, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë:

”Vdekje e dyshimtë

Vushtrri, 15 shtator 2021

Me datë 15.09.2021, rreth orës 14:16, policia ka pranuar një informatë se në fshatin Stanovc i Epërm-Vushtrri, një person është i plagosur me armë zjarri.

Të gjitha njësitë kompetente dhe ekipet mjekësore kanë dalë në vend të ngjarjes, ku nga familjaret e viktimës është informuar policia se viktima është vet plagosur aksidentalisht me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia e hetimeve dhe krim-teknika rajonale, viktima është dërguar për trajtim në QKUK-Prishtinë, ku rreth orës 16:24 është pranuar informata se viktima në fjalë ka ndërruar jetë.

Policia si prove materiale ka konfiskuar armën e gjuetisë (për të cilën viktima, kishte pasur leje), 7 fishekë dhe një gëzhojë.

Në lidhje me rastin ёshtё njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhrin e tij rasti ёshtё hapur dhe është duke u hetuar si “Vdekje e dyshimtë’’, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore-Prishtinë, për obduksion.”/gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT