6 C
Mitrovice
E hënë, 23 Mars, 2026

FIFA me koment të veçantë për Kosovën në Facebook, pas fitores ndaj Gjeorgjisë

Faqja zyrtare e ‘FIFA World Cup’ në Facebook, ka komentuar në postimin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), pas ndeshjes me Gjeorgjinë. Kjo faqe ka komentuar me një ’emoji’ me duar, në njërën prej fotografive të publikuar nga kombëtarja e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Dje Kosova ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në Gjeorgji, me një rezultat minimal 0:1.

Rezultatin e zhbllokoi mbrojtësi i Gjeorgjisë Davit Khocholava në minutën 18, duke shënuar autogol.

Autogoli i Khocholavas njëkohësisht ishte edhe goli i vetëm i ndeshjes, gol ky i cili ia siguroi Kosovës tri pikët e para në Grupin B.

Pas kësaj fitore historike për kualifikime në Botëror, FFK ka publikuar fotografi nga atmosfera në aeroplan pas ndeshjes. Në njërën nga fotot është ‘FIFA Worl Cup’ ajo që ka komentuar.

Më poshtë mund ta shihni edhe komentin e saj. /gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT