I nxitur nga zhvillimet e fundit dhe nga vizitat “e pandalshme” të kryeministrit Kurti në vendet e Evropës, gazetari Valon Syla ka ironizuar duke bërë një lutje për kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli.
Këtij të fundit, Syla i ka kërkuar që t’ia jap për një “xhiro” aeroplanin e tij privat, shkruan lajmi.net.
Kjo ngase sipas Sylës, Kurti po duket të jetë edhe “merakli” në aeroplana, duke pasë parasysh faktin se ai ka udhëtuar nga Greqia direkt për në Francë, pa ardhur në Kosovë fare.
“E lus Z. Behgjet Pacolli me ja jep aeroplanin 1 krug Albin Kurtit se qenka marakli i aeroplanave. Valla bre… shpejt i harruat autobusat”, ka thënë Syla /Lajmi.net/



