Kompania Ujësjellësi Rajonal Mitrovica ka njoftuar se nesër një pjesë e Mitrovicës nuk do të ketë ujë, shkruan Mitrovica SOT.
Në njoftimin e tyre thuhet se ndërprerja me furnizim do të bëhet me shkakun e saldimit të gypit të çeliktë dhe sanimit të rrjedhjes.
Ky është njoftimi i plotë:
Si pasoj e pelcitjes se gypit kryesor transportues me diameter 700mm, neser me date: 14 korrik 2021 duke filluar nga ora 10:00 deri ne ora 16:00 do te punohet ne saldimin e gypit te qelikt dhe sanimin e rrjedhjes.
Gjate kesaj kohe pa furnizim me uje do te mbeten lokacionet e cekura me poshte: Vaganice e Ulet, Rr. “Sami Gashi”, Bair – pjesa e eperme, Frasheri i vogel dhe i madhe, Pirqi dhe Kçiqi.
Lusim konsumatoret qe te sigurojne rezerva te ujit per pije ne menyre qe mos te ndjejne mungesen e ujit. Ju faleminderit per mirekuptimin tuaj!



