9.1 C
Mitrovice
E premte, 13 Shkurt, 2026

Buzhala: Gjysmë milioni shqiptarë jashtë Kosovës po mundohen me e bindë Valon Sylën që s’janë gërrnaça

Gazetari Berat Buzhala nëpërmjet një postimi në Facebook ka komentuar mbi diasporen shqiptare. Ai ka thënë se gjysmë milioni shqiptar po mundohen ta bindin gazetarin Valon Syla që nuk janë ‘gërrnaça’, shkruan Gazeta Metro.

Syla është kritik ndaj një pjese të diasporës, ndërsa Buxhala ka thënë se ‘fetishi’ i diaspores me gazetarin Valon Syla është mirë të shënohet në libra të historisë.

Ai ka ironizuar duke thënë se duhet të tregohet se ka qenë tepër e rëndësishmë për gjysmë milioni shqiptarësh jashtë Kosovës me e bindë një gazetar që nuk janë ‘gërrnaça’.

Ky është postimi i tij i plotë:

Qiky fetishi i diaspores me Valon Sylen ish kane mire me u shenu dikund edhe ne libra te historise. Duhet me tregu qysh me nje moment te caktuar historik ka qene teper e rendesishme per gjysem milioni shqiptaresh qe jetonin jashte Kosoves, me e binde nje gazetar, ne rastin konkret, Valon Sylen, qe nuk jane gerrnaça. /gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT