Ditëve të fundit në Kosovë është vërejtur rritje e çmimit të derivateve.
Kjo rritje sipas shoqatës së naftëtarëve ka ndikuar pasi u ndikua nga BERZA dhe organizata e prodhimit të naftës (OPEC).
“Kur kemi prodhim më të reduktuar në mënyrë automatike rritet çmimi, në tregjet botërore është rritur çmimi dhe ka rënë prodhimi dhe kur rritet çmimi në tregje ndërkombëtare, rritet edhe tek ne.”, tha Fadil Berjani.
Më tutje, ai tha se çmimet mund të rriten edhe më tëpër.
“Çmimet janë në rritje e sipër dhe sot ka arritur prej 1.07 deri në 1.20.”, tha ai.
Qytetarët janë të mendimit se kjo nuk është në përputhje me standardin e Kosovës dhe që ka luhatje të çmimit në rajone të ndryshme të vendit, njofton Klan Kosova.
Por, kjo rritje e vlerës së arit të zi, që nuk dihet se sa do zgjasë, do të ndikojë pastaj që edhe ulja e çmimit të bëhet më ngadalë në Kosovë, pasi kompanitë kanë stoqet e furnizuara me kosto të lartë dhe që zvogëlimi mund të merr më shumë kohë.




