5.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Kurti tregon nëse do të bashkëpunojnë me Listën Guxo në zgjedhjet lokale

Kryeministri Albin Kurti tha se synojnë fitoren në shumicën e komunave në Zgjedhjet Lokale, që do të mbahen në tetor të këtij viti.

Tutje, kreu i ekzekutivit bëri të ditur se në këto zgjedhje do të bashkëpunojnë edhe me listën “Guxo”.



“Në këto zgjedhje duhet të fitojmë pa balotazh dhe gjasat janë që të fitojmë në shumicën e komunave. E kemi parë me Podujevën ku kemi punuar shumë mirëpo kemi pasur edhe kandidatin e përshtatshëm. Prandaj të punojmë sepse nuk kemi kohë për të humbur sepse ndaj Lëvizjes është duke u zhvilluar një fushatë me qëllim dëmtimin e saj. Në këto zgjedhje jemi të gatshëm dhe do të bashkëpunojmë edhe me listën Guxo” u shpreh ai në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së.

TË FUNDIT

TË FUNDIT