4.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

A ka mbërritur në Kosovë varianti Delta i COVID-19?

Varianti “Delta” që fillimisht është detektuar në Indi, është bërë varianti dominues në botë i koronavirusit, i cili sipas ekspertëve kosovarë shumë shpejt mund të mbërrijë edhe tek ne.

Varianti Delta vlerësohet se është afërsisht 60% më i transmetueshëm se varianti Alpha, ose Kent. Ndërsa, edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka klasifikuar këtë variant se variant shqetësues i cili mund të përhapet më lehtë.

Nga Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëruan se varianti Delta është “gati të kapë” të gjithë Europën, pasi dhjetëra vende kanë hequr kufizimet.



Mediat e huaja raportojnë se njerëzit e infektuar nga varianti Delta kanë dy herë më shumë gjasa të përfundojnë në spital se sa ata të infektuar me variantin Alpha. Ndërsa, ashtu si versioni origjinal i këtij virusi, edhe varianti Delta është më i rrezikshëm për të moshuarit e personat që kanë probleme tjera shëndetësore.

Ndërsa, simptomat e infektimit me këtë variant janë të njëjta si ato të varianteve tjera: Ethe, kollitje, gulçim, lodhje, diarre, dhimbje koke e trupi.

Por sa është e rrezikuar Kosova nga ky variant?

Mikrobiologu kosovar Lul Raka ditë më parë ka folur për variantin Delta në Kosovë, duke shtuar se akoma nuk ka raste të regjistruara mirëpo, nuk e përjashton ardhjen e tij në vend.



“Në Kosovë nuk ka variant Delta që përhapet më shpejtë sesa varianti origjinal. Por, kjo nuk do të thotë që nuk do të arrijë në një të ardhme të afërt. Nga ajo që kemi parë në Britani të Madhe, kemi pasur rritje dhe kjo ka qenë kryesisht te moshat e reja dhe te personat që nuk janë vaksinuar apo nuk e kanë kryer krejt vaksinimin me dy dozat”, ka thënë Raka sot në një konferencë për medie.

Kujtojmë, që një studim i kryer nga qeveria e Britanisë, rezultoi se vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca ishin shumë efektive kundër variantit Delta.

Sipas studimit, vaksina Pfizer ishte 88% efektive kundër sëmundjes simptomatike dy javë pas dozës së dytë dhe vaksina AstraZeneca ishte 60% efektive dy javë pas dozës së dytë./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT