4.9 C
Mitrovice
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

A kanë diskutuar nga PDK me Kadri Veselin për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë?

Enver Hoxhaj, deputet i PDK’së duke folur për Konventën e Partisë për zgjedhjen e krytarit të ri ka thënë se as ai edhe askush tjetër brenda këtij subjketi nuk flet me ish-kryetarin e kësaj partie Kadri Veselin për çështje politike, duke qenë se ai është në Hagë duke u gjykuar padrejtësisht, shkruan Gazeta Metro.

Hoxhaj ka thënë se bisedat me Veselin janë kryesisht të karakterit human dhe se nuk diskutojnë për vendime brenda partisë, përfshirë këtu edhe zgjedhjen e kryetarit të ri.

“Me Veselin kam biseduar para dy-tre javësh. Bisedat me zotrin Veseli janë të karakterit human, si ke kaluar, si e ke pasë ditën. Nuk ka ndonjë komunikim për atë se çfarë vendime të marrim në PDK perfshirë edhe zgjedhjen e kryetarit të ri. Me zotrin Veseli Kemi folur edhe pas rezultatit zgjedhor, edhe gjatë zgjedhjeve. Por asnjëherë me Thaçin dhe Veselin nuk kemi komuniku në rrafshin e asaj që të marrim këshilla politike”, ka thënë Hoxhaj./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT