4.9 C
Mitrovice
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Këputet lifti që bart material ndërtimor, e zë një punëtor në Mitrovicë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Agim Ramadani-Katana” në Mitrovicë.

Një punëtor ka marrë plagë të rënda, shkruan “Jepi zë”. Ambulanca e ka marrë nga vendi i ngjarjes, pasi gjendja e tij është shumë e rëndë.

Dëshmitarët thonë se ka marrë goditje në kokë dhe ka pasur gjakderdhje. Siç mëson gazeta, është këputur vinçi që po barte materiale ndërtimore.

Sipas dëshmitarëve, materiali ndërtimor e ka zënë një punëtor.

TË FUNDIT

TË FUNDIT