Një aksident i rëndë ka ndodhur para disa minutave në Mitrovicë, shkruan Mitrovica SOT.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Shemsi Ahmeti” dhe raportohet se dy persona kanë mbetur të lënduar.
Sipas dëshmitarëve, një nga të lënduarit është një fëmijë. Të lënduarit janë dërguar në spital për trajtim.
Ndryshe, aksidenti është në vazhdën shqetësuese të aksidenteve të shpeshta në nivel vendi, të cilat shpesh përfundojnë me lëndime të rënda e me fatalitet.



