15.6 C
Mitrovice
E enjte, 18 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Cilat nënshtetësi i mbajnë qeveritarët?

Kryeministri Albin Kurti është vetëm një nga qeveritarët e këtij ekzekutivi që ka shtetësi të dyfishtë.

Pasaportë të Shqipërisë, pos tij bartë edhe kryediplomatja, Donika Gërvalla dhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, njofton Klan Kosova.



Ndërkaq kreu i dikasterit të Mbrojtjes, Armend Mehaj ka nënshtetësi norvegjeze, meqë ka jetuar atje.

Kushtetuta e vendit u lejon pushtetarëve mbajtjen e dy ose më shumë shtetësive.

Por kjo nuk ndodhë edhe në disa shtete evropiane si Gjermania e Austria.



Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në politikën e tyre praktikojnë ndalesën për moslejimin e shtetësive të dyfishta për zyrtarët e lartë shtetëror.

TË FUNDIT

TË FUNDIT