23.8 C
Mitrovice
E hënë, 29 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Tjetër ‘incident’ në Durrës: Pushuesi kosovar thotë se lokalet po vendosin flamurin e Serbisë e jo të Kosovës

Pushuesit kosovarë në Shqipëri po vazhdojnë me ankesat e tyre për trajtimin që po u bëhet nga stafi i bizneseve private afër zonave të plazhit.

Një lexues i lajmi.net është shprehur i indinjuar me atë që ka parë në një restaurant në plazhin e Durrësit.

Ai ka dërguar një video ku shihet se në mesin e flamujve të vendosur aty nga stafi i restuarantit, është flamuri serb.

Por, siç thotë ai, nuk është vendosur ai i Kosovës.

“Përderisa flamuri i Serbisë është vendosur dhe ai i Kosovës jo, atëherë nuk po muj me e kuptu a jom në Shqipëri a jo”, ka shkruajtur ai.

Edhe një ditë më parë Meto ka raportuar për një incident të ngjashëm ku në këtë zonë të plazhit u shfaqën shkrime kundër Kosovës.

TË FUNDIT

TË FUNDIT