3.9 C
Mitrovice
E martë, 10 Shkurt, 2026

Ministria e Bujqësisë thotë se nuk i ka ulë subvencionet për vreshtarët

Shoqata e Vreshtarëve “Vreshtari” me seli në Rahovec, ka thënë Ministria e Bujqësisë ka ulë subvencionet për vreshtarët nga 1000 euro në 400 euro. Por, këtë po e hedhur poshtë Ministria e Bujqësisë.

“Sot pasdite në media qarkulloi një lajm i cili bazohet në një reagim të lëshuar gjatë ditës nga Shoqata e Vreshtarëve “Vreshtari” me seli në Rahovec. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural me këtë rast njofton të gjithë fermerët e Republikës së Kosovës, me theks të veçantë vreshtarët se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë reagim/lajm dhe se MBPZhR deri më tani nuk ka marrë kurfarë vendimi për uljen ose ngritjen e kësaj kategorie apo të çdo kategorie tjetër të mbështetjes përmes Programit të Pagesave Direkte – Subvencioneve. Kërkojmë nga opinioni publik që mos të bien pre e lajmeve dhe reagimeve të tilla, por të përcjellin vetëm informatat zyrtare të cilat i plason në publik institucioni ynë, konkretisht Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për të cilat do të njoftoheni me kohë përmes komunikimit zyrtar”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton se janë themeluar grupet punuese përkatëse të cilat janë në proces të diskutimeve publike për hartimin e programeve për vitin 2021 në të cilat përfshihen edhe akterë nga shoqëritë civile, konkretisht përfaqësues nga shoqatat e fermerëve.

TË FUNDIT

TË FUNDIT