Këngëtarja edhe pse jo aktive me projekte muzikore ndan postime të shpeshta në rrjete sociale.
Instagrami është ai të cilin, Zanfina Ismaili e përdor më shpesh dhe publikon momente të shumta nga përditshmëria.
Dhe, së fundmi ka postuar një thënie e cila ka të bëjë me gjeneratat e reja të cilët sipas këngëtares kanë vrarë moralin dhe besnikërinë.
“Kjo gjeneratë ka vrarë vlerat e moralit, shoqërisë marrëdhënieve dhe besnikërisë”, shkruan në postimin e saj duke mos zbuluar arsyen e ndarjes së këtij postimi.
Ndryshe, Zanfina Ismaili ka kohë që është larguar nga muzika duke iu përkushtuar më shumë karrierës së saj si juriste.




