24.3 C
Mitrovice
E enjte, 18 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Lajçak më i ashpër se kurrë: Nëse nuk i besoni BE’së për viza, shkoni diku tjetër

Hulumtuesi në Forumin Ballkanik, Samir Behariq, ka treguar një moment kur përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i kishte dhënë atij kur e pyeti nëse shtetet e Ballkanit duhet t’i besojnë në lidhje me liberalizimin e vizave.

Behariq, përmes një postimi në Tëitter tregoi se Lajcak në mënyrë arrogante i kishte dhënë përgjigjen: ‘’Nëse nuk i besoni BE’së, shkoni diku tjetër’’.



Lajçak ishte pyetur nëse Maqedonia e Veriut duhet t’i besojë BE’së për negociatat për anëtarësim, duke pasur parasysh se kanë dështuar në rrugën për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Tash është bërë trend të kritikohet BE-ja për liberalizimin e vizave, por liderët e Kosovës duhet të shkojnë në shtetet që po bllokojnë lëvizjen që të pajtohen”, ka vazhduar Lajçaku, derisa ka pranuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme.



Kosova ka vite të tëra që është në pritje të liberalizimit të vizave, premtim ky që është dhënë herë pas herë nga përfaqësuesit e BE’së, duke thënë se janë përmbushur kriteret dhe kjo do ndodhë në një afat të shkurtër kohor, derisa ende nuk ka ndodhur./gazetametro

TË FUNDIT

TË FUNDIT