Hulumtuesi në Forumin Ballkanik, Samir Behariq, ka treguar një moment kur përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, i kishte dhënë atij kur e pyeti nëse shtetet e Ballkanit duhet t’i besojnë në lidhje me liberalizimin e vizave, shkruan Gazeta Metro.
Behariq, përmes një postimi në Tëitter tregoi se Lajcak në mënyrë arrogante i kishte dhënë përgjigjen: ‘’Nëse nuk i besoni BE’së, shkoni diku tjetër’’.
Lajcak ishte pyetur nëse Maqedonia e Veriut duhet t’i besojë BE’së për negociatat për anëtarësim, duke pasur parasysh se kanë dështuar në rrugën për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Tash është bërë trend të kritikohet BE-ja për liberalizimin e vizave, por liderët e Kosovës duhet të shkojnë në shtetet që po bllokojnë lëvizjen që të pajtohen”, ka vazhduar Lajcaku, derisa ka pranuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme.
I asked @MiroslavLajcak why should the #WesternBalkan leaders trust the EU promises, taking into account the EU failed to deliver visa liberalisation to #Kosovo and accession talks with #NorthMacedonia.
His reply was abhorrent: “If you don’t trust the EU, go somewhere else.” 1/ pic.twitter.com/DKIPpnmwEP
— Samir Beharić (@SamBeharic) June 16, 2021
Kosova ka vite të tëra që është në pritje të liberalizimit të vizave, premtim ky që është dhënë herë pas herë nga përfaqësuesit e BE’së, duke thënë se janë përmbushur kriteret dhe kjo do ndodhë në një afat të shkurtër kohor, derisa ende nuk ka ndodhur./gazetametro.net



