Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka zhvilluar një vizitë në Mitrovicën e Veriut, ku u takua me liderët politikë e shoqërinë civilë, shkruan Gazeta Metro.
Kosnett njoftoi për këtë vizitë përmes një postimi në Tëitter, derisa tha se kosovarët mund të arrijnë paqen vetëm duke punuar së bashku.
“Vizitë e mirë, produktive në Veriun e Mitrovicës dje për diskutime me liderët politikë, shoqërinë civile dhe mediet e pavarura. Kosovarët do ta marrin paqen që u nevojitet, drejtësinë që e meritojnë dhe mirëqenien që e fitojnë vetëm duke punuar së bashku për t’i zgjidhur problemet e përbashkëta”, ka shkruar Kosnett.
Kjo vizitë vjen një ditë pas takimit mes kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vucic, takim ky që përfundoj pa ndonjë rezultat konkret./gazetametro.net



