Policia e Kosovës dje ka ndaluar një veturë në Kamenicë, ku gjatë kontrollimit ka identifikuar tre burra serbë, të cilët kanë hyrë ilegalisht në Kosovë.
Siç merr vesh Sinjali nga Policia Kufitare, personat që u gjetën në këtë veturë deklaruan se kanë hyrë në Kosovë përmes rrugës së fshatit Tërrnoc, Bujanovc.
Rasti sipas burimeve të Sinjalit dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 12:00, shkruan Gazeta Sinjali.
Tre shtetasit serbë janë dërguar para gjykatës për kundërvajtje.
/GazetaSinjali/



