2.4 C
Mitrovice
E martë, 10 Shkurt, 2026

Vulin falënderon deputetin majtist gjerman Neu që talli Kosovën: Shtet kot

Kryetari i partisë serbe Nisma Socialiste Aleksandar Vulin po ashtu edhe ministër i punëve të brendshme në Serbi falënderoi sot deputetin e Bundestag Alexander Neu të partisë E Majta i njohur për qëndrimin pro rus talli shtetin e Kosovës.

Neu që është anëtar i Bundestag që nga 2013’ta dhe anëtar i bordit të mbrojtjes dhe zëvendës i anëtarit të bordit për punë të jashtme në video konferencë lartësoi Vulin për bashkëpunimin.

Neu kritikoi ashpër të cilin e vlerësoi si të pasinqertë Bashkimin Europian që sipas tij nuk dëshiron si anëtarë me të drejta të plota shtetet e Ballkanit, e Serbinë posaçërisht.



Ai po ashtu hyri teorive të tija se nuk është e mundur të shpjegohet se si për Brukselin dhe Berlinin Kosova qenka shtet, e këndej Berlini e Brukseli publikisht vendos se çfarë guxon e nuk guxon Prishtina të pranoj në bisedimet me Beogradin.

“Çfarë shteti është ky që nuk guxon të vendos për asgjë vet” shtroi pyetjen e përçudnuar Neu.

Berlini dhe Brukseli sipas tij nuk duan që çështja e Kosovës të zgjidhet sipas interesave serbe dhe ka theksuar se zgjidhja sipas mendimit të tij, nuk duhet t’i përshtatet Prishtinës dhe shteteve perëndimore.



Sipas Neu ‘padrejtësia ndaj serbëve në Bundestag mund të preket me duar./gazetametro

TË FUNDIT

TË FUNDIT