Artan Behrami, ish-këshilltari i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar shkurtimisht mbi takimin Kurti – Vuçiq në Bruksel dhe ka përmendur edhe zgjedhjet nacionale.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai e ka quajtur ‘dramë’, takimin e sotëm midis Kurtit dhe Vuçiqit.
“Pak dramë para zgjedhjeve lokale dhe nacionale”, ka shkruar Artan Behrami.



