6.7 C
Mitrovice
E hënë, 9 Shkurt, 2026

E mitura kërcënohet nga i dashuri: Nëse nuk vazhdon lidhje me të, i tregon familjes se kishin marrëdhënie seksuale

Një person është arrestuar pasi kishte kanosur një femër të mitur, përmes rrjeteve sociale, shkruan Gazeta Metro.

Viktima ka thënë se i dyshuari e kishte kërcënuar se nëse nuk vazhdon lidhjen me të, ai do u tregonte familjarëve se kishte marrëdhënie seksuale me të.

Viktima është dërguar për ekzaminim gjinekologjik, kurse ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

‘’ Gjilan, Maj 2021 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur viktimën femër të mitur kosovare. Viktima ka deklaruar se i dyshuari e kishte kanosur se nëse nuk vazhdon lidhjen me të, ai do t’i informoj familjarët e saj se ai ka pasur marrëdhënie seksuale me të. Me urdhër të prokurorit kujdestar, viktima është dërguar për ekzaminim gjinekologjik, ndërsa të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.’’/gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT