6.7 C
Mitrovice
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Zv/kryeministrja Gërvalla nuk i duron kritikat, fillon t’i bllokojë gazetarët

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, njëherit edhe ministre e Punëve të Jashtme siç duket nuk po i duron kritikat e gazetarëve ndaj saj. Kjo pasi që Gërvalla e ka bllokuar në rrjetin social Twitter, gazetarin Berat Buzhala.

Buzhala ka shkruar në Facebook se “blloku” nga Gërvalla i erdhi për shkak të kritikës së bërë për qëndrimet e fundit të saj.

Ai gjithashtu ka përmendur edhe vendimin e një Gjykate në Amerikë që ia kishte ndaluar ish-presidentit, Donald Trump, bllokimin e qytetarëve, meqë ishte konsideruar se liria e fjalës është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër kur bëhet fjalë për interesin publik.


/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT