15.1 C
Mitrovice
E shtunë, 28 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Limaj akuzon Kurtin se bëri pazar me Rashiqin

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj në “Blic Interview me Astrit Gashin” ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje u mundua që t’ia grabisin mandatet. “Subjekti politik, Vetëvendosje është ankuar përmes tre kandidatëve për deputetë. U befasova me Lëvizjen Vetëvendosje se si fillimisht i quajti votat e ardhura nga Serbia si kriminale dhe të paligjshme dhe pastaj kërkoi që pikërisht këto vota të rikthehen si të ligjshme”.

“Si është e mundur që tri kumtesa rresht t’i lëshojë Lëvizja Vetëvendosje kundër këtyre votave serbe dhe përfaqësuesit e kësaj partie në KQZ të kërkojnë në mbledhje anulimin e këtyre votave, ndërkohë që bëjnë ankesë në Supreme, t’i rikthejnë këto vota të paligjshme?”. Limaj e ka komentuar edhe ankesën e Nenad Rashiqit për votat e ardhura nga Serbia duke thënë se ankesa e tij ishte si pjesë e pazareve me Albin Kurtin.

Limaj ka vlerësuar vendimin e PZAP-së dhe të Gjykatës Supreme që të anulohen votat e ardhura nga Serbia duke shtuar se këto vendime e çuan Kosovën drejt një shteti ligjor. “Falënderoj ata burra e gra që morën vendime të ligjshme që janë edhe gardianë të ligjshmërisë”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT