8.2 C
Mitrovice
E diel, 8 Shkurt, 2026

Familja Ramadani që i ndërruan jetë katër familjarë në aksident, ia falë gjaqet familjes së shkaktarit të aksidentit

Në varrezat e Shtimes janë varrosur sot katër anëtarët e familjes Ramadani, të cilët vdiqën dje, si pasojë e një aksidenti në trafik, transmeton Gazeta Sinjali.

Pas ceremonisë së varrimit, është zhvilluar edhe një ceremoni tjetër – ajo e faljes së gjakut.

Familja Ramadani ka falur sipas traditës katër gjaqet ndaj familjes Musliu, prej së cilës vjen drejtuesi i veturës së përfshirë në aksident.

Po ashtu është njoftuar se përveç të pames që do të mbahet tre ditë tek familja Ramadani, po kaq ditë të pame do të mbajë edhe familja Musliu.

Ndërmjetësues për faljen e gjaqeve kanë qenë kryetarët e komunave, Agim Aliu i Ferizaj dhe Naim Ismajli i Shtimes, shkruan Klan Kosova.

Ndryshe, familja Ramadani nga Shtimja u shua dje në një aksident të rëndë trafiku në fshatin Koshare të Ferizajt.

Në vendin e ngjarjes vdiq Naim Ramadani 39 vjeç, nëna e tij (60), gruaja (32) dhe djali (10). Në gjendje kome vazhdon të ndodhet motra e tyre, e cila po trajtohet në QKUK në Prishtinë./Gazeta Sinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT