Shkrimtari anglez, James Piotr Montague, ka realizuar një kronikë për futbollin kosovar. Madje për ta kuptuar më mirë se pse futbolli po bëhet kaq i rëndësishëm për shtetin e ri të Europës, ai ka vizituar Prishtinën, me ç’rast ka shkuar në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta parë ndeshjen midis Kosovës dhe Malit të Zi, ku Dardanët dolën fitues me rezultat 2:0, njofton Klan Kosova.
“Kosova ka një popullsi ma pak se dy milionë banorë, por 100 mijë persona u përpoqën të sigurojnë bileta për ndeshjen që u zhvillua në Prishtinë”, është përshkrimi i shkrimtarit të ri anglez që ka bërë për Kosovën. Më poshtë mund ta shikoni kronikën e plotë në gjuhën angleze.