12.5 C
Mitrovice
E martë, 19 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Limaj: Vetëvendosje dhe Rashiq kanë bërë pazare mes vete

Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate Fatmir Limaj, ka thënë se pavarësisht se Vetëvendosje si parti fituese një javë më përpara i kishte konsideruar si të parregullta votat e ardhura nga Serbia, e njëjta ndërron qëndrim. “Ka parti që ka një qëndrim zyrtar të partisë ku i cilëson të parregullta e kontrabandë pakot e ardhura nga Serbia dhe brenda javës e njëjta parti kërkon nga Gjykata Supreme zyrtarisht me i pranu ato pako si të rregullta“.  Limaj shtoi se VV e fton për ndihmë një zyrtar serb i cili poashtu publikisht kishte deklaruar se këto vota falsifikohen. “Në të njëjtën situatë e thërret në ndihmë edhe një përfaqësues serb, i cili para tre dite tha publikisht në TV se ato “vota” grumbullohen, mbushen e falsifikohen në Nish dhe ky përfaqësues tash i kërkon Gjykatës me i pranu të njëjtat si vota të vlefshme.

Me një fjalë, LVV e Rashiqi po i kërkojnë Gjykatës Supreme të vendos në favorin e tyre, jo se ato janë të rregullta dhe e dinë që janë të falsifikuara, por i duhen se i grabitin tre mandate dhe përmbushin pazarin që kanë bërë me Rashiqin“. Ai u shpreh se VV e Rashiq nuk janë të shqetësuar për të drejtën dhe ligjin. “Besoj fort që Gjykata Supreme tanimë e ka të qartë se ata që janë ankuar nuk janë aspak të shqetësuar për ligj e as për drejtën e qytetarëve, po ashtu, me qëndrim publik kanë treguar se edhe për ta ato vota janë të parregullta dhe se ankesa e tyre është më tepër kërkesë për me shkel ligjin dhe me ju përmbushë apetitet e pazaret në dëm të të tjerëve e në kundërshtim me ligjin“.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT