24 C
Mitrovice
E mërkurë, 25 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Komuna e Mitrovicës dhe IADK-ja shpërndajnë pajisje për bletarë

Drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ekrem Sadiku, së bashku me drejtorin e IADK-së, Zenel Bunjaku, sot kanë bërë shpërndarjen e pajisjeve për bletë, në kuadër të bashkëpunimeve mes Komunës së Mitrovicës dhe Iniciativës për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës. Me këtë rast drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ekrem Sadiku, ka uruar të gjithë fermerët përfitues, duke thënë se ky projekt implementohet në kuadër të programit për mbështetjen e fermerëve të Komunës së Mitrovicës dhe nxitjen e prodhimit më të madh të mjaltit.

Po ashtu drejtori Sadiku theksoi se Komuna e Mitrovicës do të vazhdoj edhe në të ardhmen ti përkrah bletarët, për arsye të rëndësisë së madhe që ka bleta dhe produktet e bletës në shëndetin e njeriut dhe të bujqësisë. Ndërsa personat përfitues të këtyre pajisjeve u shprehen të jenë të kënaqur, pasi që pajisjet që kanë përfituar ata, po ju lehtësohen shumë punët e tyre dhe do ti nxisin që të merren edhe më shumë në të ardhmen me mbarështimin e bletës.

Vlen të theksohet se ky donacion është realizuar në kuadër të projektit “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës”, i financuar nga Donatori Brot fűr die Welt nga Gjermania, dhe zbatuar nga IADK në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës. Vlera totale e këtij projekti është rreth 7 mijë e 200 euro.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT