0.9 C
Mitrovice
E martë, 24 Dhjetor, 2024
spot_imgspot_img

Burdushi shpallet fajtor: Dënohet me burg dhe me gjobë

Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar Hysri Peqan, i njohur si Burdushi me dënuar me një vit burg dhe 5000 euro gjobë, shkruan Gazeta Metro.

Gjykata Themelore në Prizren, të premten, për herë të dytë e ka dënuar me një vit burg dhe 5000 euro gjobë, të akuzuarin për mashtrim, Hysri Peqani, i njohur ndryshe si “Burdushi”.

Ai akuzohej se më 20 qershor 2014, deri më 12 gusht 2014, në Prizren, me qëllim që t’i fsheh faktet dhe në mënyrë të kundërligjshme të fitojë dobi pasurore për vete apo për personin tjetër, e mashtron dhe e vë nën lajthitje personin tjetër dhe me këtë e nxit të dëmtuarin Q.P, duke i thënë se do t’ia shërojë bashkëshorten, e cila vuan nga depresioni, në kompensim të shumës prej 2000 euro.

Aktgjykimi ndaj tij është shpallur nga gjykatësi Fatmir Krasniqi, pasi që i rasti ishte kthyer në rigjykim, raporton “Betimi për Drejtësi”. Po ashtu, gjykatësi Krasniqi, ndaj “Burdushit”, ka shqiptuar edhe dënim plotësues, me të cilin i ndalohet ushtrimi i profesionit për tre vjet. Gjykatësi Krasniqi, i ka njoftuar palët prezente se kundër këtij aktgjykimi kanë të drejtë ankese, në afat prej 15 ditësh, nga dita e pranimit të aktgjykimit me shkrim.

Gjykatësi Krasniqi, po ashtu të akuzuarin e ka obliguar t’i paguajë shpenzimet procedurale dhe atë në emër të paushallit gjyqësor 100 euro, dhe shumën prej 30 euro në emër të fondit për kompensimin e viktimave.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren, më 19 nëntor 2018, kishte marr aktgjykim, me të cilin i akuzuari Peqani, ishte shpallur fajtor për mashtrim dhe ishte dënuar me një vit burgim dhe 5000 euro gjobë.
Ndaj tij, po ashtu gjykata kishte shqiptuar edhe dënimin plotësues, ndalim i ushtrimit të profesionit në kohëzgjatje prej tre vjetësh. Ndërsa, pas ankesës së mbrojtjes në Gjykatën e Apelit, rasti është kthyer në rigjykim.

Në aktvendimin e Apelit thuhet se gjykata e shkallës së parë gabimisht ka aplikuar dispozitat ligjore. Sipas Apelit, gjykata e shkallës së parë ka lexuar deklaratën e të dëmtuarës të dhënë në polici, pa pajtimin e palëve në procedurë dhe se edhe pas kundërshtimit të mbrojtësit dhe të akuzuarit, ka aprovuar propozimin e prokurorit.

“Gjykata e shkallës së parë as nuk ka dhënë arsye për leximin e deklaratës së dëshmitares ashtu siç kërkohet me par. 3 të nenit 338. Shkeljet e lartcekura sipas vlerësimit të kolegjit penal të kësaj gjykate janë të karakterit absolut dhe detyrimisht kushtëzojnë anulimin e këtij aktgjykimi”, thuhet ndër të tjera në aktvendimin e Gjykatës së Apelit.

Prokuroria Themelore në Prizren, në vitin 2015, kishte ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarit Hysni Peqani, me arsyetimin se i njëjti, më 20 qershor 2014 deri më 12 gusht 2014, në Prizren, me qellim që t’i fsheh faktet dhe në mënyrë të kundërligjshme të fitojë dobi pasurore për vete apo për personin tjetër, e mashtron dhe e vë nën lajthim personin tjetër dhe me këtë e nxit të dëmtuarin Q.P, duke i thënë se do t’ia shërojë bashkëshorten, e cila vuan nga depresioni, në kompensim të shumës prej 2000 euro.

Me këto veprime, Peqani akuzohet se ka kryer veprën penale të mashtrimit. /BetimipërDrejtësi//gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT